Kompania “TOP-OIL” SH.A u themelua në vitin 1995 me aktivitet tregtar import dhe tregëtim me shumicë të Vajrave Lubrifikantë me dyqanin e parë në Tiranë me adresë Rr.”Kavajës”, lokacion i njohur për këtë lloj aktiviteti.
-Në vitin 2000 aktiviteti tregtar u zgjerua me hapjen e dyqanit të ri në Tiranë në Rr.”Teodor Keko” (Astir). Gjatë rrugëtimit tonë aritëm të kemi marrëveshje Distribuimi me Kompani ndërkombëtarisht të njohura si Addinol Lube Oil GmbH-Gjermani, Petrol Ofisi A.S-Turqi, Sonax GmbH-Gjermani etj. Në saj të përkushtimit, seriozitetit, profesionalizmit me modesti e themi që kemi qënë pjesë e zgjidhjes të kërkesave specifike të klienteve për automjete dhe Industri. -Në vitin 2019 me vizion për të ardhmen kompania zgjeroi aktivitetin në fushën e importit dhe tregtimit të pjesëve të këmbimit për Autovetura dhe Mjete të rënda, për rrjedhojë emri tregtar u ndryshua në “TOP Auto Parts”. -Në Janar të vitit 2022 deri në Nëntor 2023 kompania investoi në infrastrukturë për ndërtimin e Zyrave, Magazinës moderne me sipërfaqe 8000 metër katror në Autostradën Tiranë-Durrës Km.2, gjithashtu tashmë risi është edhe “TOP Auto Servis” një Servis modern me sipërfaqe rreth 900 metër katror me 12 ura me një staf të specializuar dhe me përvojë disa vjeçare që ofron shërbim të specializuar për të gjithë llojet e automjeteve.
Ne sot tregtojmë një gamë të gjerë, mbi 70.000 produkte pjesë këmbimi origjinale për autovetura dhe mjete të rënda të prodhuara nga Kompani Lider në këtë fushë.
Përse të zgjidhni
Përkushtimi, profesionalizmi, serioziteti ka qënë dhe mbetet motoja e punës tonë. Tashme si një kompani prestigjoze në këtë fushë jemi të obliguar të ofrojmë zgjidhje profesionale dhe efikase për klientet tanë të nderuar. Jemi krenar për atë që kemi arritur por edhe të motivuar për vazhdimësinë në rrugëtimin tonë, me një ekip maksimalisht të përkushtuar për të ofruar shërbime profesionale ndaj bashkëpunëtoreve tanë të cilët janë pjesë e pandarë në rrugëtimin tonë të sukseshem.
Të jemi zgjedhja e parë e duhur për çdo klient me qëllim final zgjatjen e jetës të mjetit tuaj motorik duke "TRANSFORMUAR UDHËTIMIN TUAJ".
Të jemi të parët në përqafimin e teknologjive dhe trendeve të avancuara të botës moderne dhe ti përcjellim ato me profesionalizëm tek klientët tanë.
DYQANI TOP AUTO PARTS 21 DHJETORI
DYQANI TOP AUTO PARTS UNAZA E RE
MAGAZINA QËNDRORE TOP AUTO PARTS AUTOSTRADË
